Comodita Home hap dyqanin e dytë në Fier, bëhet pika e 104-të në rajon (VIDEO) NULL NULL 25.12.2025 20:32 25.12.2025 20:32 Comodita Home ka zgjeruar prezencën e saj në Shqipëri me hapjen e dyqanit të dytë në qytetin e Fierit, duke forcuar edhe më tej rrjetin rajonal të kompanisë në kuadër të Devolli Corporation. Kjo pikë e re përbën dyqanin e 104-të të Comodita Home në rajon dhe vjen si përgjigje ndaj kërkesës së shtuar të konsumatorëve për hapësira më të mëdha dhe prezantim më funksional të gamës së produkteve. Dyqani është i organizuar në dy kate, me një hapësirë prej 400 metrash katrorë, duke ndjekur standardet e njohura të këtij brendi. Drejtori i Zhvillimit të Biznesit, Dardan Selimi, tha se interesimi i madh i blerësve fierakë ka qenë arsyeja kryesore e zgjerimit. “Kemi pasur shumë kërkesa nga klientët tanë në Fier për hapësira më të mëdha ku prezantohen produktet edhe më mirë. Edhe gama është zgjeruar, përfshirë këtu edhe dyshekun me kornizë si produkt të ri,” u shpreh Selimi. Në katin e dytë të dyqanit janë të ekspozuar të gjithë dyshekët, bashkë me ofertat aktuale. Sipas Selimit, një nga produktet më të kërkuara mbetet dysheku “Hybrid”, për të cilin tashmë janë aplikuar zbritje më të favorshme, si përgjigje ndaj kërkesës së lartë të konsumatorëve. Klientët e intervistuar shprehen të kënaqur me cilësinë dhe dizajnin e produkteve, por edhe me ofertat që Comodita Home ofron. Një pjesë e tyre theksojnë se tashmë kanë kompletuar sektorin e gjumit dhe kuzhinës me produkte të këtij brendi, ndërsa të tjerë e vlerësojnë prezencën e një kompanie kosovare në tregun lokal të Fierit. Ndërkohë, Comodita Home paralajmëron se zgjerimi do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2026, kur në Tiranë pritet të hapet pika më e madhe e shitjes së brendit, duke e afruar edhe më shumë konsumatorin shqiptar me produktet e saj.