Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çollaku për kushtet e Kurtit: Dje Kosova shënoi autogol – VV-ja do ta përdorë këtë takim gjatë fushatës

NULL NULL
27.06.2024 21:59

Analisti politik, Bekim Çollaku, ka thënë se me tri kushtet e kryeministrit Albin Kurti dje në Bruksel, Kosova ka shënuar një autogol në procesin e dialogut.

Por sipas tij, Kurti dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, “kanë dhënë një gol” në audiencën kosovare, teksa shtoi se këtij takimi, VV-ja do t’i referohet edhe gjatë fushatës.

“Mendoj që kjo është një qasje strategjikisht e gabuar dhe e cila do të mund të sanksionohet nga BE-ja në të ardhmen. Ne jemi nën sanksione dhe ndoshta BE-ja mund të vendosë të mos i heq:.

“Plani i Rritjes mund të zvarritet, Kosova mund të merr shumë më pak ndihma financiare nga ajo që do të mund të merrte dhe ka plot mekanizma të tjerë që BE-ja i ka në dispozicion për ta ndëshkuar njërën apo tjetrën palë për shkak të mungesës së konstruktivitetit”, tha Çollaku në Rubikon në Klan Kosova.

Më tej, ai tha se ekziston një regres total në të gjithë procesin e dialogut që nga vitit 2016, kur është larguar përfaqësuesja e atëhershme, Mogherini.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.