Southgate: Anglia mbetet një gjigand i futbollit NULL NULL 30.06.2024 10:40 30.06.2024 10:40 Gareth Southgate Sot Anglia do të përballet me Sllovakinë, në 1/16-tën e Kampionatit Evropian. Lidhur me këtë ndeshje ka folur, trajneri i “tre luanëve” Gareth Southgate. Ai për revistën e Federatës tha se “Anglia mbetet një gjigand i futbollit”. “Gjithçka që ka ndodhur deri më tani është e parëndësishme. Ne kemi themele mbi të cilat mund të ndërtojmë dhe ajo që na pret është një fazë tjetër. Ne duhet të gjejmë nivelin tonë më të mirë dhe mendoj se është e mundur”, tha ai. Southgate u shfaq po ashtu optimist ndaj kundërshtarit të sotëm, por duke shfaqur respekt ndaj sllovakëve. “Është një ekip i stërvitur mirë.Ka një identitet të qartë loje. Lobotka është pa dyshim kyç në këtë sistem. Ai dikton ritmin”, deklaroi 53-vjeçari. Deri më tani kombëtarja angleze nuk ka treguar shumë në paraqitjet e saj në këtë kampionat, duke shfaqur edhe skepticizëm tek fansat. Në fazën grupore, Anglia ishte radhitur e para në grupin D me pesë pikë, duke shënuar një fitore e dy barazime. Ndeshja Angli – Sllovaki, nis nga ora 18:00 dhe transmetohet drejtpërdrejtë në Klan Kosova dhe Artmotion. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.