Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çollaku dhe Arifi flasin për dialogun me Serbinë dhe atë strategjik me ShBA-në (VIDEO)

NULL NULL
08.01.2026 21:52

Opinionisti  Bekim Çollaku ka folur në lidhje me dialogun strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha se është skeptik se do të kemi lajme të mira në këtë aspekt.

“Jam shumë skeptik që do të kemi lajme të mira në këtë aspekt, sepse në aspektin e faktorëve që kanë nxitur Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë një vendim të tillë dhe pak gjëra ose asgjë nuk ka ndryshuar. Kosova do ta ketë me gjasë kryeministrin e njëjtë, njeriun që është shkaktari kryesor për pezullimin e këtij dialogu strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ai.

Ndërkaq, opinionisti Avni Arifi foli për dialogun me Serbinë, duke thënë se nëse krijohet Qeveria dhe kemi president të ri, atëherë ai do të jetë prioritet.

“Nëse krijohet Qeveria në shkurt dhe nëse me 4 mars e kemi presidentin e ri, atëherë dihet se procesi i dialogut do të kthehet në prioritet numër një. Do t’i imponohet nga Brukseli dhe Uashingtoni”, u shpreh ai./Klankosova.tv

lajme të ngjashme