Çmenduria e Palmerit që kur erdhi te Chelsea NULL NULL 24.12.2024 22:15 24.12.2024 22:15 Nuk i ka ende as një vit e gjysmë që Cole Palmeri erdhi te Chelsea nga Manchester City. Superylli anglez ishte zbulimi i vjetshëm, por edhe sivjet po vazhdon të jetë kryefjala tek të Kaltrit. Ai ka arritur që për kaq pak kohë t’i realizojë 50 gol/asistime për gjigantin e Premier Ligës. Nga to, 33 janë gola ndërkaq 17 të tjera janë asistime.