Clooney dhe Roberts bashkë për një film të ri NULL NULL 01.07.2022 15:13 01.07.2022 15:13 George Clooney dhe Julia Roberts janë bërë bashkë për një film të ri. Filmi nën regjinë të Ol Parkerit, Ticket to Paradise, bën bashkë dy prindër të divorcuar, Clooney dhe Roberts, të cilët udhëtojnë në Bali pasi mësojnë se bija e tyre, Lily, po planifikon që të martohet me një vendës të cilin sapo e ka takuar. Në trailer shihet se dyshja bashkëpunojnë për t’ia sabotuar martesën Lilyt, duke dashur ta ndalojnë së bëri gabimin që ata e kishin bërë 25 vjet më parë.