Clarku i ri i NATO-s inspekton Urën e Ibrit (VIDEO) NULL NULL nga Besnik Tahiri 11.07.2022 20:17 nga Besnik Tahiri 11.07.2022 20:17 Admirali amerikan Maximilian Clark, ndihmësshef i shtabit për operacione (J3) në Komandën e Forcave të Përbashkëta në Napoli të Italisë, të hënën, vizitoi Mitrovicën. “Është vizita ime e parë në këtë zonë, është mirë të vizitohet dhe të flasim me njerëzit e KFOR-it. Po ashtu është mundësi të shihen peizazhet, qytetet dhe shumë nga simbolet nga konfliktet e kaluara. Po e shijoj vizitën time dhe moti është fantastik”, tha ekskluzivisht për Klan Kosova, admirali Clark. “Jam krenar me atë që KFOR-i po bën për një ambient të sigurt dhe për lirinë e lëvizjes. Jam i impresionuar me profesionalizimin e gjitha vendeve që kontribuojnë në KFOR”, shtoi ai. Clark, pas qëndrimit në veri, për disa minuta u ndal edhe mbi Urën e Ibrit dhe takoi shkurtas pjesëtarë të karabinierëve italianë.