Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çka ha mbretëresha e Britanisë të Madhe në një ditë?!

NULL NULL
23.05.2017 21:30

Çdo dy javë Mbretëresha Elizabeth II takohet me kuzhinierët e familjes mbretërore për të vendosur atë se çka ajo do të hajë.

Më poshtë, sipas ish kuzhinierëve të familjes mbretërore, është lista me çka ushqehet mbretëresha, e ju mund të ushqeheni si ajo.

Mëngjesi:

Mbretëresha ha një zakonisht një tas të thjeshtë me drithëra dhe fruta, apo vezë të fërguara me salmon të tymosur, shkruan theculturetrip.

Dreka:

Për drektë, lartmadhërisë së saj i pëlqejnë kërpudhat në tavë. Kjo në shijet e mbretëreshës shoqërohet me sandviç me peshk ton.  Plotësimi?  Feta të holla kastraveci dhe piper.

Darka:

Për darkë, mbretëreshës i pëlqen të hajë dicka nga skara të shoqëruar me perime.  Pra, mish dhe perime.

Ora e pijes:

Mbretëresha pëlqen një xhin me një fetë limoni. Por, jo rrallë herë asaj i pëlqen një gotë verë ose shampanjë.

Ëmbëlsira:

Lartmadhëria e saj, Elizabeth II, e adhuron çokollatën. Çaji i pasdites është një çështje e përditshme, andaj shpeshherë e shoqëron atë me ndonjë tortë çokollate.

Megjithatë, mbretëresha i shmanget çdo gjëje që përmban patate, oriz ose makarona në të, transmeton Klan Kosova.

lajme të ngjashme