Çka fitoi Bajerni me të shkarkuarin Nagelsmann? NULL NULL nga Emanuell Syla 24.03.2023 19:33 nga Emanuell Syla 24.03.2023 19:33 Shkarkimi i papritur që bordi i Bajernit të Munihut i bëri trajnerit Nagelsmann bëri bujë të madhe në gjithë botën, sepse pak kush e kishte menduar një gjë të tillë. Megjithatë, nën drejtimin e tij, skuadra bavareze ka fituar tre tituj, ndonëse për një periudhë të shkurtër. Bundesligën dhe dy herë Superkupën e Gjermanisë e ka fituar kjo skuadër nën drejtimin e Nagelsmann. 35 vjeçari mori drejtimin e kësaj skuadre më 1 korrik 2021, ku ka zhvilluar 84 ndeshje, 60 fitore, 14 barazime e 10 humbje.