Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çka duhet të dini për vitaminën D?

NULL NULL
24.09.2018 23:00

Vitamina D është aleati i rëndësishëm në shëndetin e kockave dhe prodhohet nga lëkura nën stimulimin e rrezeve të diellit.

Mungesa e kesaj vitamine inkurajon zhvillimin e osteoporozës dhe në përgjithësi është e dëmshme për trupin, pasi ajo mund edhe të nxisë shfaqjen e llojeve të caktuara të kancerit dhe diabetit.

Për të ditur nivelet e vitaminës D në trup mjafton vetëm një test i thjeshtë gjaku.

Sipas specialistëve personat e rritur, të shëndetshëm, nuk kanë nevojë për shtesë të vitaminës D nëse kanë 20 ng për mililitër gjak. Por për personat që kanë probleme shëndetësore dhe e kanë këtë vlerë nën 30 ng për mililitër gjak, nevojiten shtesa.
Ushqimi dhe dielli

Një dietë e shumëllojshme, e ekuilibruar, me kalori të arsyeshme si dhe ekspozimi ndaj diellit (në masën e duhur, në kohë kur ju nuk rrezikoni djegien) është më se e mjaftueshme, të paktën për të rriturit të shëndetshëm, për të lejuar trupin të sintetizojnë një sasi e vitaminës D të mjaftueshme për të plotësuar nevojat.

Sa i përket burimeve të ushqimit, ka disa ushqime që përmbajnë më tepër. Ndër to janë mëlçia, gruri, salmon, veza.

lajme të ngjashme