“Çka do t’i thoni Zotit në ditën e gjykimit?”, Gold Ag pas vendimit: Zoti e mëshiroftë Liridonën NULL NULL 21.04.2026 14:23 21.04.2026 14:23 Këngëtari Gold Ag ka reaguar pas dënimit ndaj Naim Murselit, Granit Plavës e Kushtrim Kokallës për vrasjen e Liridona Ademajt. Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar: “Në këtë botë u munduat të arsyetoheni, por çka do t’i thoni Zotit në ditën e gjykimit, atje ku Gjykatësi suprem është Zoti fuqiplotë?”, raporton Klankosova.tv. Artisti ka përgëzuar gjyqtaren Fatime Dërmaku e cila edhe e shqiptoi dënimin. “Zoti e mëshiroftë Liridonën, prindërit, fëmijët e familjen i bashkoftë me të në Xhenet. Të lumtë gjyqtare Fatime Dermaku”, ka shkruar ai.