Çka dimë deri tani për Koronavirusin? NULL NULL 31.03.2020 09:30 31.03.2020 09:30 Përhapja globale: Koronavirusi ka infektuar më shumë se 786,000 njerëz ndërsa ka vrarë mbi 37,000 në të gjithë botën. Këto shifra u regjistruan pas një numërimi nga Universiteti Johns Hopkins, njofton Klan Kosova. Në Kosovë aktualisht janë konfirmuar 106 raste me koronavirus, të fundit qenë 12 që rezultuan pozitive pas testimit me Covid – 19. Lidhur me situatën nga pandemia e Koronavirusit, Qeveria e Kosovës ka miratuar një Pako Emergjente me disa masa e cila do të shfrytëzohet për të ndihmuar kontributdhënësit dhe ata që u prekën ekonomikisht nga Covid-19. Statistika e rasteve në SHBA: Shtetet e Bashkuara kanë rastet më të konfirmuara globalisht me mbi 160.700. Më shumë se 3000 njerëz kanë vdekur në SHBA – mbi 1.200 vetëm në shtetin e New York. Pagesat direkte: Sekretari i Thesarit të SHBA thotë se Amerikanët mund të presin që të hyrat e tyre stimuluese të depozitohen në llogaritë e tyre brenda tre javësh.