City po e dominon Dortmundin, Barça po befasohet nga Brugge NULL NULL 05.11.2025 22:03 05.11.2025 22:03 Barcelona është në disavantazh pas 45 minutave të para. Club Brugge po udhëheq 2-1 ndaj katalunasëve, njofton Klankosova.tv. Ndërkohë në “Etihad Stadium” Manchester City ka shënuar dy gola kundër Dortmundit, duke avancuar 2-0 pas pjesës së parë. Interi minimalisht po fiton me modestët e Kairat Almatyt, me realizimin e Lautaro Martinez pak para se skuadrat të shkojnë në pushim. 1-0 është edhe në duelin ndërmjet Newcastle dhe Athletic Bilbao, raporton Klankosova.tv Ndërkaq, rrjetat e pa prekura janë ende në tri ballafaqime: Marseille – Atalanta, Ajax – Galatasaray dhe Benfica – Bayer Leverkusen. Të gjitha këto ndeshje mund t’i ndiqni në platformën kryesore shqiptare, Artmotion.