City në epërsi ndaj Realit, shënon Haaland NULL NULL 11.02.2025 21:26 11.02.2025 21:26 Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland. Foto: AP Manchester City ka kaluar në epërsi në ndeshjen e parë të 1/16-ës së finales së Champions League ndaj Real Madridit. Ndeshja nisi furishëm nga të dyja skuadrat që patën mundësi për të shënuar, sidomos Reali në minutën e 12-të ku Mendy nuk arriti të shënonte në portën e zbrazët. Ndërsa City u hakmor për këtë rast të humbur me Erling Haaland i cili shënoi një gol mjaft të bukur. Festa e Cityt u shty për pak minuta, ku u desh ndërhyrja e VAR-it për të vërtetuar nëse goli ishte i rregullt.