City me fitore solide ndaj Evertonit NULL NULL 19.04.2025 18:01 19.04.2025 18:01 Manchester City ka mposhtur Evertonin 0:2 në javën e 33-të të Premier Ligës. Nico O’Reilly dhe Marko Kovaçiq shënuan golat e fitores për kampionin në fuqi të Anglisë. Manchester City numëron 58 pikë në vendin e katërt, teksa Evertoni 38 në të 13-tin. Në ndeshjet tjera të orës 16:00, Brentfordi mposhti Brightonin, 4:2, teksa West Ham United barazoi me Southamptonin, 1:1, ashtu si Crystal Palace me Bournemouthin, 0:0.