City “konsistent”, humbet edhe nga Aston Villa NULL NULL 21.12.2024 15:24 21.12.2024 15:24 Manchester City's head coach Pep Guardiola reacts during the English Premier League soccer match between Aston Villa and Manchester City, at Villa Park in Birmingham, England, Saturday, Dec. 21, 2024. (AP Photo/Rui Vieira) Kampioni në fuqi i Anglisë në futboll, Manchester City, nuk po arrin të gjejë rrugën e këndelljes. Pas barazimit në xhiron e javës së kaluar me Crystal Palacen, skuadra e Pep Guardiaolas u mposht nga Aston Villa e Unai Emeryt. Nga një gol në dy pjesët mjaftoi që Villa të dalë me fitore nga kjo përballje, ndonëse City arriti të shënojë golin e nderit në minutën e 93-të. Në 8 ndeshjet e fundit në Premier Ligë, “Qytetarët” kanë një fitore, gjashtë humbje dhe një barazim. Aktualisht City ndodhet në pozitën e 6-të me 27 pikë nga 17 xhiro, kurse Villa një pozitë më lart, me 28 pikë nga po aq xhiro. /Klankosova.tv Për ta ndjekur këtë kompeticion, sikurse të gjitha ligat kryesore sportive të vendit e ato ndërkombëtare, mund të përfitoni nga super oferta e Art Motion, e cila do të jetë në dispozicion për të gjithë, nga sot. Pos sportit, me pakon SUPREME PLUS e cila ka çmim prej vetëm 27.99€ në muaj, do të mund të shikoni mbi 315 kanale televizive, përfshirë mega spektaklin BIG BROTHER VIP, derisa përfitoni edhe Internet deri në 500 Mbps. Mos e lëshoni rastin, oferta është e limituar!