City “alergjik” ndaj fitoreve, e ndal edhe Evertoni NULL NULL 26.12.2024 16:01 26.12.2024 16:01 Manchester City ka dështuar të fitoj sërish, kësaj radhe nga Evertoni. City kaloi i pari në epërsi me golin e Silvas në minutën e 14-të të takimit, ndërsa mysafirët barazuan shifrat 22 minuta më vonë. Baraspeshën në fushë e ktheu Ndiaye, e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë, njofton Klankosova.tv. Në minutën e 53-të City pati një shans të artë për ta kthyer epërsinë, por nga penalltia dështoi Haalandi. Me këtë barazim, City gjendet në vendin e gjashtë në tabelë me 28 pikë, ku në pesë ndeshjet e fundit ka dy humbje, dy barazime dhe një fitore. Ndërsa, Evertoni gjendet në pozitën e 15-të me 17 pikë, me tri barazime në pesë ndeshjet e fundit, një fitore dhe një humbje.