Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çitaku: Qeveria në largim të jetë më aktive për lirimin e ish-ushtarëve që po arrestohen nga Serbia

NULL NULL
23.07.2025 10:49

Gjatë ditës së djeshme, autoritetet serbe arrestuan Lulzim Halilin nga Peja, i cili raportohet se ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lidhur me këtë rast, deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku kërkoi nga institucionet e vendit të jenë më të zëshme, në mënyrë që të mundësohet lirimi i tij dhe ushtarëve të tjerë të UÇK-së të cilët janë prangosur nga autoritetet serbe.

“Sigurisht që ne i ndjekim dhe e kemi parë, është lajm jashtëzakonisht shqetësues fatkeqësisht kjo është shndërruar në lajm të rregullt”, tha Çitaku para mediave, pak para fillimit të seancës konstituive.

“Nuk është rasti i parë ka edhe ushtarë të tjerë që po mbahen në burgjet e Serbisë ushtarë të tjerë të UÇK-së. Qeveria në largim duhet të jetë shumë më aktive, misionet tona diplomatike duhet të jenë shumë më të angazhuara në mënyrë që të vihen në funksion mekanizmat ndërkombëtarë për lirimin e tyre. Ata duhet të kthehen në atdhe, ata nuk janë njerëz pa atdhe”, u shpreh deputetja.

Zhvillimi vjen pak ditë, pasi Kosova arrestoi dhe paraburgosi zyrtarin serb, Igor Popoviq, pasi i njëjti përdori gjuhë fyese kundër UÇK-së. /Klankosova

lajme të ngjashme