Çitaku për mungesën e presidentit Thaçi në varrimin e babait: Një padrejtësi e rëndë, e ftohtë dhe çnjerëzore NULL NULL 17.03.2025 23:40 17.03.2025 23:40 Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pasi Specialja nuk i lejoi ish-presidentit Thaçi që të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij. Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Çitaku shkroi se kjo është një padrejtësi e rëndë, e ftohtë dhe çnjerëzore. Tutje, ajo shkroi se këtë padrejtësi do ta gjykojë historia. “Baca Haxhi nesër do të përcillet në rrugëtimin e tij të fundit, i rrethuar nga dashuria dhe nderimi i të gjithëve ne që e njohëm dhe e çmuam jetën dhe veprën e tij. Do të jemi aty për ta përcjellë me respekt e dhimbje, por edhe me krenari për gjithçka që ai dha për këtë tokë”. “Por dhimbja bëhet edhe më e rëndë, sepse biri i tij nuk do të jetë pranë për ta dhënë lamtumirën e fundit. Një padrejtësi e rëndë, e ftohtë dhe çnjerëzore ia mohon këtë të drejtë themelore. Kjo nuk është drejtësi. Gjykatë e specializuar në padrejtësi”, shkroi Çitaku, transmeton Klankosova.tv