Çitaku para seancës: Institucionet janë peng i Kurtit, zhbllokimi i situatës në dorën e tij NULL NULL 26.07.2025 21:42 26.07.2025 21:42 Deputetja e zgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku është deklaruar para seancës së natës që mbahet në tentativën e fundit për ta funksionalizuar Kuvendin. Ajo tha se insitutcionet e Republikës së Kosovës janë “peng i kokëfortësisë së Albin Kurtit” dhe siç tha ajo “është në dorën e tij që të zhbllokojë këtë situatë”, njofton Klankosova.tv “Kemi ofruar kompromise tona, por fatkeqësisht e kemi një kryetar partie që e refuzon idenë e bashkëpunimit”. “Kosova dhe e ardhmja e saj është shumë më e rëndësishme se karriera e Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut”.