Çitaku kritikon vendimin për fituesin e çmimit Nobel NULL NULL 10.10.2019 22:44 10.10.2019 22:44 Vlora Çitaku, ambasadore e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka shfaqur zë kritik në llogarinë e saj në ‘Twitter’ kundrejt fituesit të çmimit ‘Nobel’ për literaturë, Peter Handke. Në pyetjen e parashtruar nëpërmjet një cicërime në llogarinë zyrtare të çmimit Nobel, ambasadorja Çitaku ka theksuar eulogjinë e Handke-it, përkushtuar gjenocidit të Slobodan Millosheviqit. “Jo. Por unë kam lexuar eulogjinë që përgatiti për kasapin e #Ballkanit #Millosheviq”, shkroi Çitaku në cicërimën e saj, në një përgjigje ndaj pyetjes së llogarisë “The Nobel Prize”, se nëse kishte lexuar ndokush literaturë të fituesit të çmimit të apostrofuar.