Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çipi me madhësinë e një kokrre kripe së shpejti mund t’i heq nga funksioni pajisjet si ato të stimulimit të ritmit

NULL NULL
17.05.2021 23:30

E dukshme vetëm duke përdorur një mikroskop, një çip injeksion me madhësinë e një kokrre kripe mund të transformojë pajisjet elektrike që vendosen në trupin e njerëzve për t’i mbajtur gjallë.

Me vetëm 0,1 mm3 në vëllim, që është afërsisht e krahasueshme me një kokërr kripe. Studiuesit shkencorë në Shkollën e Inxhinierisë dhe Shkencës së Aplikuar të Universitetit Columbia, besojnë se ata kanë zhvilluar sistemin më të vogël me një çip në botë.

Pajisjet e implantueshme kanë sjell rezultate të mira në trajtimin e sëmundjeve, përmirësimin e funksionit të organeve dhe pjesëve të trupit si dhe monitorimin e kushteve afatgjata.

Disa nga pajisjet më të përdorura, të tilla si stimuluesit kardiakë dhe implantet kokleare, kanë përmirësuar jashtëzakonisht cilësinë e jetës së njerëzve dhe kanë shpëtuar jetën e panumërt të pacientëve.

Për pjesën më të madhe, megjithatë, ato kanë nevojë për qarqe të shumëfishta, tela dhe bateri. Gjithashtu kërkohet operacion për t’i vendosur brenda trupit.

“Këto janë implantime në të cilat e gjithë implantimi është një qark i vetëm i integruar. Metrika këtu është efikasiteti vëllimor – sasia e funksionit që mund të shtrydhet në një sasi të caktuar të vëllimit të zhvendosur” tha për Euronews Ken Shepard, udhëheqësi i studimit dhe një profesor i inxhinierisë biomjekësore.

Në fund të fundit, besohet se pajisjet si ajo e prodhuar në këtë studim mund të përdoren fillimisht për të monitoruar temperaturën, presionin e gjakut, nivelet e glukozës dhe frymëmarrjen.

Qëllimi  i ekipit ishte të zhvillonte një çip që mund të administrohej duke përdorur një gjilpërë hipodermike për ta injektuar atë në trup në vend se të përdoreshin operacione.

Ndërsa çipi aktualisht mat vetëm temperaturën e trupit, ekipi e sheh studimin si një fillim për përparimet e ardhshme të pajisjeve “CaS të implantueshme”.

 

 

 

lajme të ngjashme