Cilat janë ushqimet që iu ndihmojnë të largoni lodhjen? NULL NULL 27.12.2018 15:00 27.12.2018 15:00 Shpesh herë mund të na ndodhë të ndihemi të lodhur përgjatë ditës për arsye nga më të ndryshmet, që nga mungesa e regjimit normal të gjumit një natë më parë, kryerja e një pune që kërkon përkushtim të lartë fizik dhe mendor, ushqyerja jo e shëndetshme etj. Të gjitha këto mund të na ndalojë të kryejmë në mënyrë të efektshme veprimtaritë përgjatë ditës sonë, por duke ditur se ushtrimet fizike janë një mënyrë efikase për ta mbajtur larg dhimbjen, shumë nga ju mund të duan të dinë edhe disa ushqime të efektshme në parandalimin apo reduktimin e lodhjes, njofton Klan Kosova. Disa nga ato ushqime janë si portokalli, uji, produktet ushqimore që përmbajnë magnez, fasulet dhe produktet që përmbajnë sasi të lart të hekurit si dhe karbohidratet.