Cilat janë masat antiCOVID në Mbretërinë e Bashkuar, gjatë festave të fundvitit NULL NULL 06.12.2021 10:39 06.12.2021 10:39 Frika për variantin e ri i COVID-19 “Omicron” ka bërë që shumë njerëz të pyesin se a do të ketë organizime këtë vit për festat e fundvitit. Disa kompani kanë anuluar ose zvogëluar planet e tyre, dhe disa shkolla kanë vendosur të mos vazhdojnë me ngjarjet e fundvitit. Jenny Harries, kreu i Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, tha se nuk duhet të grubullohemi nëse nuk kemi ndonjë nevojë të veçantë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Por, Boris Johnson tha se qeveria nuk po ndryshonte udhëzimet dhe u bëri thirrje njerëzve të mos anulojnë organizimet e festave të fundvitit. Ndërkohë, Sekretari i Shëndetësisë, Sajid Javid tha se njerëzit duhet të testohen para se të bëhen pjesë e këtyre organizimeve.