Cilat janë kriteret që qytetarët të pajisen me leje për armë? NULL NULL nga Albert Bajrami 14.06.2023 14:25 nga Albert Bajrami 14.06.2023 14:25 MPB 250 mijë llogaritet të jetë numri i armëve ilegal në Kosovë që nga paslufta e deri më sot. Në një numër të rasteve dyshohet se ato armë janë përfshirë në raste të vrasjeve e të plagosjeve. Nga organizata vendore e ndërkombëtare por edhe nga vet policia është bërë thirrje që armët pa leje të dorëzohen dhe të shmanget përdorimi i tyre. Por, është bërë thirrje që edhe të legalizohen ato. E si duket një pjesë qytetarëve e kanë marrë parasysh. Sipas të dhënave që Ministria e Punëve të Brendshme i ka dërguar në adresë të Klankosova.tv janë 41 mijë e 684 persona që posedojnë armë me leje. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS Këto janë kriteret se si qytetarët mund të pajisen me leje për armë: Ligji për armë 05/L-022 neni 7 Kriteret për person fizik 1. Personi fizik që aplikon pajisje me leje për armë duhet t’i plotësojë këto kritere: 1.1. të jetë shtetas i Republikës së Kosovës, apo i huaj me leje qëndrim të përhershëm; 1.2. të ketë mbushur moshën njëzetenjë (21) vjeçare, të vërtetuar me letërnjoftim apo dokument tjetër me fotografi të lëshuar nga MPB-ja; 1.3. vërtetimin e të kaluarës kriminale; 1.4. vërtetimin nga gjykata që nuk është i dënuar me vendim të formës së prerë. 2. Kriteret shtesë me qëllim të marrjes së lejes përkatëse janë: 2.1. dëshmia për aftësi të plotë ligjore për veprim; 2.2. dëshmia se ka aftësi psikofizike; 2.3. dëshmia se ka të kryer testin teorik dhe praktik për përdorimin e armës; 2.4. dëshmia për anëtarësi të rregullt, i certifikuar si gjahtar në shoqatën e gjahtarëve. Ky kriter vlen vetëm për rastet kur arma legalizohet për qëllim gjahu. 4. Afati i lejes për armë është pesë (5) vjet dhe mund të vazhdohet për afatin e njëjtë. 5. Taksa për një leje është pesë (5) euro.