Cila është mosha ideale për të nisur vizitat te gjinekologu? NULL NULL 01.05.2025 20:12 01.05.2025 20:12 Foto ilustruese Nuk ka një moshë ideale për të kryer vizita gjinekologjike periodike. Në mungesë të shqetësimeve specifike, vizita e parë mund të ndodhë edhe pas ciklit menstrual të parë, edhe pse nuk është një domosdoshmëri reale. Por kjo është një mënyrë për t’u edukuar dhe sensibilizuar mbi rëndësinë e shëndetit riprodhues. Gjithsesi duhet theksuar se mosha për të kryer vizitën e parë, gjerësisht e rekomanduar rreth të 15-ave, mund të zbresë në 12 vjeç në rast të një zhvillimi të hershëm fizik. Nëse vajzës në moshën 14-vjeçare nuk i ka ardhur cikli, ky është momenti për të kuptuar shkaqet.