Çiklisti goditet për vdekje nga një automjet në lëvizje në fshatin Lluga të Podujevës NULL NULL 21.07.2024 17:50 21.07.2024 17:50 Shiriti i policisë, fotoiluestrim. Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në fshatin Lluga të Podujevës. Viktima që po lëvizte me biçikletë u godit për vdekje nga një automjet. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse rajonale e policisë në Prishtinë. “Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar biçiklisti, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Ahmeti për Klankosova.tv “Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë çuar deri te ky aksident trafiku”, theksoi ajo.