Çikat i sjellin dy medalje Kosovës NULL NULL 27.03.2022 17:09 27.03.2022 17:09 Xhudistet Fationa Kasapi dhe Erza Muminoviq kanë fituar medalje në Kupën Evropiane U-21 në xhudo, që për dy ditë u mbajt në Athinë të Greqisë Fationa fitoi medaljen e artë, teksa Erza rrëmbeu të bronztën. Fatjona, Shpresë Olimpike 2022, fitoi të artën në kategorinë -57 kg, ndërsa Erza, bursiste olimpike Paris 2024, në -52 kg, njofton Klankosova.tv. Kasapi shënoi katër fitore, ndërsa Muminoviq tri fitore e një humbje. Me këtë sukses është ndjerë i kënaqur trajneri Driton Kuka. “Traditë është ba që shtetet që ende sna njohin,shkojnē xhudistat dhe i njoftojnë me realitetin. Fatjona e artë sot ishte në krye të detyres në kategoinë 57 kg. Mposhti me radhë garueset nga Izraeli,Polonia,Franca e në finale garuesen turke”, ka shkruar Kuka. “Qasja e saj serioze ka filluar të jap frytet dhe sukseset. Erza sot fitoj medaljen e bronztë dhe performansa e saj nuk sihte ajo që realisht e ka dëshiruar marr parasysh që ishte favorit për medalje të artë”. “Në Athinë përshtypje të mirë lan edhe Lorisi e Riosi që arritën të tregojnë që po vjen koha e tyre. Arritën të shënojnë fitore dhe me pak më shumë taktikë do hynin në zonën e medaljeve”. “Dardani fitoj dy luftëra dhe realisht kishte potencial për medalje por diçka me përqendrimin e tij gjatë luftës sishte si duhet. Debora humbi dhe realisht ka potencial por shumë gjëra duhet ti përmirësoj,e poashtu të përkushohet seriozisht sepse ska kohë ma për qasje gjysmake”.