Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çifti rumun kapet me 100 kg kanabis në Kapshticë

NULL NULL
03.04.2023 09:12
cifti rumun
cifti rumun

Një çift rumun ka tentuar të kalojë në anën tjetër të kufirit nëpërmjet pikës kufitare të Kapshticës me një rulot brenda të cilit kishte rreth 100 kilogramë kanabis.

Burri ka deklaruar se është biznesmen dhe ndodhej në Shqipëri për pushime.

Lënda narkotike iu gjet në pjesën e bagazhit, poshtë tapicerisë së makinës. Në total ka pasur pako të mbështjella, të ndara në 1 kilogramë, 1.5 kilogramë, dhe 1 pako me 12 kilogramë.

Pakot kanë qenë të vendosura të gjitha së bashku, ku në total ishin rreth 75 pako. Ndryshe nga çfarë u raportua mbrëmjen e djeshme, ku bëhej fjalë për 80 kilogramë, tashmë policia dyshon se sasia shkon afro 100 kg, shkruan Euronews.al, përcjell Klankosova.tv

Mbrëmjen e së dielës është marrë në pyetje drejtuesi i mjetit, ndërsa pritet një deklaratë zyrtare nga policia me të dhënat për peshën e saktë të lëndës narkotike.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

lajme të ngjashme