Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çifti nga Shqipëria sfidon marrëveshjen, nuk kthen veturën e dhënë me qira në Aeroportin e Prishtinës

NULL NULL
29.03.2026 09:32
aeroporti i prishtines
Arkiv: Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari"

Dy qytetarë kanë raportuar në polici se një veturë e tipit Golf VIII, të cilën ua kishin dhënë me qira dy personave, nuk është kthyer sipas marrëveshjes në parkingun e Aeroportit e Prishtinës.

Sipas ankuesve, vetura i ishte dhënë një çifti bashkëshortor nga Shqipëria, të cilët nuk e kanë dorëzuar automjetin në vendin dhe kohën e caktuar.

Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat./Klankosova.tv

lajme të ngjashme