Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çifti në Texas vdes dorë për dore pas 58 vjetësh martesë

NULL NULL
13.07.2016 12:01

Pas 58 vjetësh martesë një çift në San Antonio, Texas vdiqën krah për krah duke mbajtur duart, sipas KTLA, transmeton Klan Kosova.

“Unë thjesht nuk mund të besoj se diçka e tillë do të ndodhë ndonjëherë, këtë e dëgjojmë vetëm në filma…si The Notebook”, tha vajza e çiftit Corina Martinez.

George dhe Ora Lee Rodriguez raportohet se janë takuar në San Antonio, kur George ishte duke punuar si kasap në tregun vendor të mishit.

Ata u takuan në dyqan mishi, dhe u martuan pasi George ka përfunduar kohën e tij në ushtri. Ata pastaj kanë bërë tre fëmijë.

Historia e tyre dashurie thuhet se erdhi në një fund të bukur më pak se një javë pas përvjetorit të tyre të 58-të të martesës, kur George vdiq në gjumë, e ndjekur nga gruaja e tij Ora Lee, vetëm tri orë më vonë, transmeton Klan Kosova.

“Ata mbanin duart”, shtoi Corina.

san-antonio-couple-1-435

lajme të ngjashme