Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çifti i martuar prej 67 vitesh japin këshilla për martesë

NULL NULL
09.08.2016 22:00

Pas 67 viteve martesë, gjashtë fëmijëve, 25 nipërve e mbesave, 22 stërnipër e stërmbesa të mbijetuarit e Luftës së Dytë Botërore, Warren dhe Bonnie kanë  dhënë disa këshilla sa i përket lidhjeve.

Çifti, që tani janë afër të nëntëdhjetave janë pyetur në rrjetin social Reddit lidhur me martesën e lumtur, transmeton Klan Kosova.

Pyetja më e shpeshtë ka qenë se cili është çelësi i një martese të lumtur e përgjigjja e WArren ka qenë: “Duhet ta dëgjoni gruan , po edhe “ushqimi i mirë”.

“Martesa nuk është kontrat, është negociim. Duhet të punoni që të jeni të lumtur, e kjo nuk ndodh papritmas”, është përgjigjur Bonnie.

Përveç këshillave, Warren dhe Bonnie kanë treguar se sa shumë ka ndryshuar jeta që kur ata u martuan. Sipas tyre, elektriciteti e televizoni në atë kohë shikoheshin si arritjet më të mëdha të kohës moderne, ndonëse tani gjeneratat e reja mund t’i shikojnë si të mirëqena.

lajme të ngjashme