Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çifti i famshëm po pret fëmijë (FOTO)

NULL NULL
07.04.2019 12:30

Brett Young dhe bashkëshortja e tij Taylor Mills, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Këngëtari 38 vjeçar e dha lajmin për People, duke treguar se foshnja vjen në jetë gjatë vjeshtës, transmeton Klan Kosova.

“Më pëlqen ta di që do t’i japim një jetë të mrekullueshëm këtij fëmije. Ne jemi kaq të bekuar”, ka thënë ai.

Taylor tha se vendosi të bënte një test shtatzënie gjatë kohës kur ishte në Vegas.

“Isha e shokuar kur pashë që lexonte pozitiv. Nuk mund ta besoja. Por më pas u lumturova, qava, lot lumturie sigurisht. Brett dhe unë u përqafuam u puthëm për orë të tëra”.

lajme të ngjashme