Çifti britanik prodhon marmeladën e mishit të derrit NULL NULL 09.08.2015 11:10 09.08.2015 11:10 Harrojeni marmeladën prej dredhëze apo prej mjedrash. Tani në treg ka dalë edhe marmelata nga mishi i derrit. Dhe të gjithë në Britaninë e Madhe po e pëlqejnë receptën e krijuar nga çifti britanik. Martin dhe Suzie Cawley, të cilët drejtojnë një biznes ushqimesh në Rhondda, në Uells, kanë thënë se receta e tyre marmeladë me mish derri po kërkohet shumë. “E bëjmë që 12 vjet, dhe tani kemi arritur pikën kulminante të shitjeve”, ka thënë 48 vjeçari Martin.