Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çiftet që nuk flasin derisa të martohen

NULL NULL
10.08.2015 21:40

Një kult i çuditshëm ku adoleshentëve iu ndalohet të flasin me njëri-tjetrin deri kur martohen është shfaqur në një dokumentar të ri.

Filmimet brenda kultit të pazakontë Gloriavale dëshmojnë se si udhëheqësit e moshuar fiksojnë martesat mes djemve dhe vajzave të reja dhe përdorin grupin e gjakut për t’u siguruar që të mos martohen anëtarë të së njëjtës familje.

Sekti, me bazë në Ishullin Jugor të Zelandës së Re, është sekret lidhur me praktikat e tij, por kohët e fundit disa anëtarë që janë larguar nga komuniteti kanë rrëfyer se çfarë ndodh në të vërtetë.

Sekti ka qenë shumë i përfolur për themeluesin e tij Neville Cooper, i cili në komunitet njihet si “Krishterë Shpresëplotë ”, i cili është burgosur disa herë për vepra të turpshme me të rinj të moshës nga 12 në 19-vjeç.

lajme të ngjashme