Christopher Hill për Rexhep Selimin: Nuk kishte pozitë të lartë në UÇK NULL NULL 11.11.2025 13:25 11.11.2025 13:25 Christopher Hill, po e vazhdon dëshminë e tij në Hagë, si i ftuar i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi. Gjatë dëshmisë së tij, ai foli për njërin prej katërshës së UÇK-së, Rexhep Selimin. Hill deklaroi se nuk e mban mend të ketë thënë se Selimi mbante pozitë të lartë, por që kishte qëndrime të vlefshme. Ai iu përgjigj pyetjes së prokurorit James Pache, rreth takimit në Likoc. “Ne e kuptuam se Selimi do të ishte në pozitë për të na dhënë përgjigje, por në fakt ishte nga grupi i Drenicës”, deklaroi ai gjatë dëshmisë së tij. “Nuk morëm përgjigje, ne menduam se ai thjesht po përfaqësonte ca opinione të grupit të Drenicës”, deklaroi ish diplomati Hill transmeton Klankosova.tv.