Chris Martin thotë se Coldplay do të publikojë albumin e fundit në vitin 2025 NULL NULL 23.12.2021 08:39 23.12.2021 08:39 Chris Martin la të kuptohet se grupit Coldplay sa i përket albumeve, po i vjen fundi. Në një intervistë të re, këngëtari 44 vjeçar zbuloi se grupi i tij mund të ketë mbaruar së bëri albume. “E di që mund t’ju them se albumi ynë i fundit do të dalë në vitin 2025 dhe pas kësaj mendoj se do të bëjmë vetëm turme”, tha Cris, transmeton Klankosova.tv. “Ndoshta do të bëjmë disa gjëra bashkëpunuese, por albumi përfundon atëherë”. Coldplay publikoi albumin debutues “Parachutes” në vitin 2000. Nëse lëshojnë albumin e tyre të fundit në 2025, do të shënojë 25 vjetorin e grupit. Me kalimin e viteve, Coldplay ka publikuar nëntë albume në studio, me albumin e tyre më të fundit, “Music of the Spheres”, i cili u publikua në tetor të vitit 2021.