Chris Martin me infeksion të mushkërive, grupi “Coldplay” detyrohet t’i shtyjë koncertet NULL NULL 05.10.2022 19:17 05.10.2022 19:17 Një sëmundje e rëndë e anëtarit Chris Martin, të grupit ikonik “Coldplay”, ka bërë që ata ta ndërpresin turneun e tyre. Grupi njoftoi, në llogarinë e tyre në Instagram, se do t’i shtynin koncertet e planifikuara në Brazil, pasi këngëtari Chris Martin ka probleme serioze me shëndetin. “Me keqardhje të thellë, ne jemi detyruar të shtyjmë shfaqjet tona të ardhshme në Rio de Zhaneiro dhe Sao Paulo deri në fillim të vitit 2023”, thuhej në deklaratë. “Për shkak të një infeksioni të rëndë në mushkëri, Chris është vënë nën urdhrat e rreptë të mjekut për të pushuar për tre javët e ardhshme”, vazhduan ata. Sipas deklaratës, grupi po punon që sa më shpejt që të jetë e mundur të mbyll datat e reja dhe do të vazhdojë me më shumë informacion në ditët e ardhshme. “Për të gjithë në Brazil, që mezi i prisnin këto koncerte, na vjen shumë keq për çdo zhgënjim dhe shqetësim. Jemi shumë mirënjohës për mirëkuptimin tuaj në këtë kohë sfiduese, ku duhet t’i japim përparësi shëndetit të Chris-it”, përfundoi deklarata, shkruan CNN, transmeton KlanKosova.tv.