Cheryl konfirmon ndryshimin në fytyrë NULL NULL 12.11.2018 15:00 12.11.2018 15:00 Cheryl ka konfirmuar se fytyra e saj ka ndryshuar, por krejt kjo ndodhi si rezultat i të qenit nënë, transmeton Klan Kosova. Këngëtarja 35-vjeçare lëshoi videon muzikore për këngën e re ‘Love Made Me Do It’ pas katër vjetësh, të premten e kaluar. Fansat e pyetën për pamjen e saj, por Cheryl ka këmbëngulur që fytyra e saj ka ndryshuar pas lindjes së djalit të saj Bear. ‘I gjithë trupi im, madje edhe fytyra ime, gjithçka ndryshoi që kur Bear u lind’, tha ajo për Sunday Times Style. ‘Unë ndihem se jam më mirë se si isha. Nuk më intereson se si duket trupi im në këtë drejtim. Kam krijuar një jetë’.