Chelsea vendos çmimin për Enzo Fernandez NULL NULL 05.02.2026 10:30 05.02.2026 10:30 Chelsea ka përcaktuar çmimin e shitjes për mesfushorin argjentinas Enzo Fernandez, duke e vlerësuar kartonin e tij mes 100 dhe 120 milionë eurove. Real Madridi kryeson listën e klubeve të interesuara për 25-vjeçarin, ndërsa edhe Paris Saint-Germain po monitoron nga afër situatën, raporton Klankosova.tv. Enzo po kalon një sezon shumë të mirë me “Blutë”, duke regjistruar 11 gola dhe 4 asistime, çka ka shtuar interesimin e gjigantëve evropianë për shërbimet e tij në afatin e verës.