Chelsea vazhdon serinë pozitive NULL NULL 11.03.2023 17:59 11.03.2023 17:59 Chelsea e ka mposhtur Leicesterin, me rezultat 3-1, në kuadër të javës së 26-të në Premier League. Golin e parë në ndeshje e shënoi Ben Chilëell, në minutën e 11’. Chelsea realizoi edhe njëherë me anë të Joao Felixit, në minutën e 34’, por goli i tij u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje. Patson Daka me një gol të bukur në minutën e 39’ barazoi rezultatin me shifrat 1-1. Por ishte Kai Havertz, me një gol në minutën e 45+6 që e dërgoi Chelsean në epërsi në pushimin mes dy pjesëve. Në pjesën e dytë, Mateo Kovaçiq e vulosi fitoren e Bluve, me një gol në minutën e 78’. Chelsea edhe pas fitores mbetet në vendin e 10-të me 37 pikë, pas 26 ndeshjeve. Ndërs Leicesteri renditet në pozitën e 16-të me 24 sosh. /Klankosova.tv. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 4 days