Chelsea mezi po pret ta kthejë Santosin NULL NULL 05.02.2025 21:58 05.02.2025 21:58 Chelsea tashmë ka filluar të planifikojë për stinorin e ardhshëm. Një prej synimeve të tyre është që ta kthejnë dhe mbajnë Andrey Santosin të cilin sivjet e huazuan te Strasbourg-u. Braziliani ka qenë ndër zbulimet e këtij sezoni në Ligue 1, dhe të Kaltrit janë të lumtur me zhvillimin e tij te ky klub. Andrey do të jetë sërish pjesë e skuadrës që nga qershori, shkruan gazetari Fabrizio Romano.