Chelsea merr këtë vendim për Enzo Maresca NULL NULL 29.09.2025 22:15 29.09.2025 22:15 Pavarësisht kritikave dhe rezultateve të dobëta në Premier League, Chelsea ka vendosur të ruajë besimin e plotë te trajneri italian Enzo Maresca. Bordi i klubit londinez nuk planifikon ndryshime të parakohshme, ndërsa vlerësimi i tij do të bëhet vetëm në fund të sezonit, transmeton klankosova.tv. Lëndimet e lojtarëve kyç dhe humbjet me një lojtar më pak janë konsideruar faktorë që kanë ndikuar në rezultatet e dobëta. Chelsea fokusohet te Champions League dhe ndeshjet e kampionatit, duke kërkuar stabilitet dhe progres në projektin afatgjatë.