Chelsea “i faron” Djajtë e Kuq NULL NULL 04.04.2024 23:23 04.04.2024 23:23 Chelsea ka shënuar fitore fantastike ndaj Manchester Unitedit, me rezultat 4-3, në kuadër të xhiros së 31-të në Premier League. Të parët në epërsi kaluan vendasit me anë të Conor Gallagher, në minutën e ‘4. Ndërsa Cole Palmer e dyfishoi epërsinë e Bluve në minutën e ’19. Ndërkohë, Djajtë e Kuq e ngushtuan epërsinë në minutën e ’34, me Alejandro Garnachon, i cili realizoi pas një gabimi në pasim të Moises Caicedos. Pesë minuta më vonë, Bruno Fernades e barazoi rezultatin për mysafirët, me një gol të bukur. Me këtë rezultat baras u krye pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Garnacho doli në skenë edhe njëherë në minutën e ’67, për t’i dërguar në epërsi Djajtë e Kuq. Megjithatë këtu ndeshja nuk përfundoi pasi pati fund tmerrues Unitedi. Cole Palmeri arriti të shënoi dy gola brenda dy minutave në kohën shtesë. Fillimisht Palmer realizoi në minutën e 90+10, më pas në minutën e 90+11. Chelsea pas fitores kalon në vendin e 10-të me 43 pikë të grumbulluara, teksa Unitedi, në pozitën e gjashtë me 48 sosh. FOOTBALL MADNESS PALMER HATRICK TO WIN US THE GAME 4-3 🤯 pic.twitter.com/ZmefDhqvoi — Janty (@CFC_Janty) April 4, 2024