Charr mposht Sefer Seferin, pastaj feston me flamur kuqezi NULL NULL 17.09.2016 23:58 17.09.2016 23:58 Boksieri gjermano-libanez Manual Charr, ka mposhtur boksierin shqiptar Sefer Seferin, në kuadër të WBA International Champions, njofton Klan Kosova. Por, ajo që ka bërë përshtypje është fakti se Charr pas meçit ka festuar duke bërë shqiponjën dhe ka ngritur lartë flamurin kuqezi. Charr njihet si një boksier që gjithmonë ka qenë i afërt me boksierët shqiptarë dhe me shqiptarët në përgjithësi. Ai më parë kishte vizituar edhe Shqipërinë. klankosova.tv