Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Charles Martinet nuk do të jetë më “zëri” i Marios

NULL NULL
22.08.2023 15:12

Charles Martinet, zëri i personazhit të famshëm të Nintendo, Marios, do të largohet nga roli, ka njoftuar gjigandi i lojërave.

Zëri i aktorit e prezantonte Marion, hidraulikun italian në videolojërat që nga viti 1996.

Nintendo njoftoi për lajmin në Twitter, duke thënë se ishte një “nder” të punonin me Martinet.

Martinet do të vazhdojë të punojë me Nintendo si një “ambasador Mario” dhe ai dukej i kënaqur me rolin e tij të ri.

Loja e fundit me heroin italian, Super Mario Bros. Wonder, u njoftua në fillim të këtij viti dhe traileri nxiti spekulime nga disa fansa se Martinet ishte zëvendësuar.
2023 ka qenë një vit i madh për serialet Mario, me filmin Mario që fitoi mbi 1 miliard dollarë në arkë dhe publikime të tjera që do të vijnë në Switch, me Super Mario Bros, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme