Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Chamberlain bëhet me skuadër të re pas largimit nga Liverpool

NULL NULL
09.08.2023 20:30

Ish-ylli i Arsenalit dhe Liverpool-it, Alex Oxlade-Chamberlain shumë shpejt pritet t’i bashkohet gjigantit turk Besiktas si transfer i lirë.

Lojtari tashmë ka rënë dakord për kushtet me klubin dhe do t’i nënshtrohet testeve mjekësore në ditët në vijim.

Sezonin e parë në karrierë si profesionist e kaloi në Southampton, pastaj Oxlade-Chamberlain u transferua në Arsenal ku kaloi gjashtë sezone përpara se të shkonte në Anfield, shkruan Goal.com.

Në Liverpool, ai fitoi të gjitha trofetë, duke përfshirë një titull të Premier League dhe një të Champions League. Sezonin e kaluar ai luajti në 13 ndeshje për klubin dhe shënoi një gol, përcjell Klankosova.tv.

Për më tepër, 29-vjeçari mund të luajë në role të shumta, duke përfshirë mesfushën dhe sulmin që mund të konsiderohet një ndihmë e madhe për Besiktasin, cili do të garojë për titullin e Superligës Turke këtë herë, pasi përfundoi i treti sezonin e kaluar.

lajme të ngjashme