Challandes: Suedia ishte shumë e fortë për ne NULL NULL 28.03.2021 23:08 28.03.2021 23:08 Kosova nuk e ka nisur si duhet rrugëtimin në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Qatar 2022”. Sonte në shtëpi u mposht nga Suedia me rezultat 3:0. Lidhur me ndeshjen foli edhe Përzgjedhjësi i Kosovës Bernard Challandes. Challandes tha se Suedia ishte shumë e fortë në këtë ndeshje. Ai pranoi se humbja e rasteve iu kushoi “Dardanëve”. “Mendoj se i kemi luajtur dy ndeshje. Pjesa e parë nuk ishte e keqe. Patëm mundësi të mira dhe luajtëm me kurajë. I morëm dy gola budallallëqe. Kemi pasur mundësi kundër një ekipi të fortë. Tranzicioni ishte mirë. Ato dy gola ishin dallimi”. “Paguan për gabimet tona. Pjesa e dytë nuk ishte aspak e mirë dhe nuk besonim. Skuadrës i mungoi zjarri dhe nuk pati zgjidhje në pjesën e dytë. Ishte e vështirë për ne të përballeshim me lojtarët fizik të tyre, sidomos Ibrahimovic, i cili është shumë i fuqishëm dhe është e vështirë t’ia marrësh topin. Duke e parë këtë ekip kaq të fortë nuk ishte edhe mbrojtje e keqe e jona. Mund të themi se Suedia ishte e fortë për ne sot”. Strategu zviceran foli edhe për ndeshjen kundër Spanjës që pritet të luhet të mërkuren. “Nuk mendoj se tani është koha të mendoj, për ndryshimin e portierit. Nuk kërkoj përgjegjësi vetëm për një gabim. Më duhet të mendoj qartë por problemi është se me cilët lojtarë të luajmë. Nuk është e lehtë të ndryshohet formacioni tani kundër një ekipi si Spanja, veçanërisht për shkak të mungesave në mbrojtje. Duhet të jemi të qetë dhe ta përgatisim ekipin për këtë ndeshje”.