Çfarë nuk guxojnë të bëjnë mediat gjatë raportimit të tyre? (VIDEO) NULL NULL nga Iliri Pireva 05.05.2021 22:46 nga Iliri Pireva 05.05.2021 22:46 Vlora Krasniqi dhe kolegia e saj, Demira Krujezi, aktiviste në “Çohu” e kanë për detyrë t’i monitorojnë 26 portale aktive, përfshirë edhe disa në gjuhën serbe, të cilat operojnë në vend. Kur këto dy përfaqësuese të organizatës “Çohu” vërejnë se ndonjë shkrim përbënë shkelje të pretenduar, sipas Kodit të Medieve të Shkruara të Kosovës, e raportojnë në Këshillin e Medieve të Shkruara, mekanizëm ky, që është njëfarë si “gjykate” për të nxjerrë mendime profesionale nëse pati raportim të padrejtë ose jo, njofton Klan Kosova. Në adresën e këtij mekanizmi, për tre vjet, “Çohu” identifikoi dy mijë shkelje. Në këtë organizatë thonë se ky monitorim ka ndikuar për të mirë, pasi është vërejtur përmirësim,sa i përket raportimit te medieve. Në “Çohu” nuk trokiti për ndihmë asnjë qytetar për të bërë ankesë në KMSHK në lidhje me ndonjë prodhim të dëmshëm, por u tha se dera e kësaj organizatë është e hapur për të gjithë që mendojnë se u dëmtuan nga mediet. Këtu u zotuan se të gjitha raportimet do të dërgohen në Këshillin e Medieve të Shkruara. Kryetari i këtij mekanizmi, Imer Mushkolaj tha se ky trup vetërregullues, e merr shumë seriozisht mbrojtjen e qytetarëve nga raportimet e dëmshme, joetike dhe qëllimkëqija. Por sipas Mushkolajt, jo gjithçka që është shihet në internet mund të paraqitet si rast në KMSHK. Megjithatë nëse ka bazë se një gazetar ka dezinformuar dhe ka bërë shkelje të shumta për ta dëmtuar dikë qëllimshëm, atëherë mund të pasojë ndëshkimi për të. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025