Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çfarë ndodhi në seancën gjyqësore të Feros dhe Arbenitës? (VIDEO)

NULL NULL
28.06.2025 23:39

Të mërkurën, ekipi i Prive Klan Kosova ishte para dyerve të Gjykatës Themelore në Gjilan, aty ku u mbajt seanca e parë në rastin që Arbenita ka iniciuar ndaj ish-partnerit të saj, reperit Fero.

Me kamerën në dorë dhe mikrofonin gati, Prive Klan Kosova shkoi me idenë se kjo seancë mund të ishte e hapur për publikun.

Por, sapo tentuan të hyjnë brenda sallës, gjyqtari njoftoi se për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, seanca do të mbahej me dyer të mbyllura.

Fero u paraqit në gjykatë së bashku me avokaten e tij.

Dhe po, ai e vuri re kameramanin tonë, që po përpiqej të kapte çdo detaj. Me pak humor, na kërkoi të xhironim një videoklip për të.
Por Fero, kameramani është vetëm i Prive – na vjen keq!

Në anën tjetër, Arbenita nuk ishte e pranishme fizikisht në sallë. Ajo u përfaqësua vetëm nga avokatja e saj.

Edhe pse menduam se kjo seancë do të zgjaste, ajo përfundoi për vetëm 30 minuta.

Nga ajo që kuptuam, bëhej fjalë për një seancë fillestare – ku palët u njoftuan me akuzat dhe procedurat që do të pasojnë.

Tentimet tona për të marrë një deklaratë nga Fero apo avokatja e tij nuk patën sukses. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.